Nëna qan kur kthehet në shtëpinë e rrënuar nga tërmeti: Duam vetëm diku të fusim kokën

Në çdo cep të Durrësit ka një histori për të treguar, kavuajtje e lot, mungesë shpresë, s’ka dritë në fund të tunelit, aty ku me mijëraqytetarë humbën gjithçka kishin.

Ka jetuar në këtë shtëpi prej më shumë se 20 vitesh, e ajoqë ndjen sapo futet në shtëpinë e saj dhemb shumë.

Do vetëm një shtëpi të sigurtë për të futur kokën bashkë mefamiljen e saj.

“Kam kujtimet, kam rritur fëmijët. Kam pasur mamin”

Nuk kanë asnjë informacion cfarë po ndodh me pronën e tyre

"Nuk marrim vesh asgjë. Qëllimi është të fusim kokën diku. Të më sigurojnë djalin. "

Është vendosur në një tjetër shtëpi me qira por për ta bërëatë të jetueshme i është dashur të marrë kredi për restaurimin e saj.