Korçë/ Arrestohen dy adoleshentë, po ndihmonin 4 shtetas të huaj për të kaluar kufirin. Emrat...

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy personapasi po ndihmonin katër shtetas për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme,kundjet fitimit.

Personat e arrestuar janë 19-vjeçari shqiptarXhosias Hoxha dhe 20-vjeçari nga afganistani Rezo Agbar.

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar"Perimetri".

Goditet një tjetër rast i veprimtarisëkriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëmtë kufirit, kundrejt fitimit.

Kapen duke transportuar 4 emigrantë tëpaligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej të cilëve shtetas i huaj.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në DrejtorinëVendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin ePolicisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec në vijim të operacionitpolicor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetitkriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëmtë kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestiminë flagrancë i shtetasve Xh. H., 19 vjeç, banues në Tiranë dhe R. A., 20 vjeç,banues në Afganistan.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimete policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip"Benz", 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iukishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të RrethitGjyqësor Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm tëkufijve, kryer në bashkëpunim".