Shqiptarët e pafat: Kukësi, Teuta dhe Laçi eleminohen nga Europa League

Kukësi nuk ishte skuadra e vetme që përfundoi aventurën e Europa League por gjithashtu Teuta, Laci e Renova në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se Laçi luante kundër Izraelitëve të Hapoel Ber Sheva. Gjithckau permbys brenda 3 minutave ku Hapeol triumfoi me rezultatin 1 me 2.

Ndërsa Teuta humbi përballë Granadës me rezultatin e thellë 0 me 4.

Wolfsburg shuan endërrat e Kukësit për në Europa League. Gjithcka u mbylll me rezultatin 0 - 4. Skuadra gjermane ka arritur të shënojë dy golat e parë në vetëm 40 minuta lojë me anë të Weghorst W. në minutën e 21 dhe 33 nga Lacroix M.

Në minutën e 36 Kukësi pati shansin të godasë nga pika e bardhë e 11-të metërshit por per fat të keq Eduard Rroca nuk arriti të të gjejë rrjetën, duke humbur penalltinë

KUKËSI– VOLFSBURG 0-4

Uegorst20′, 74′, Lakuah 32′,Mehmedi 89′

KOMENTILIVE:

89’GOL 4-0 Volfsburgu. Gjermanët gjejnë sërish golin, teksa Mehmedi pas një pasimiperfekt të marrë nga Shlager nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin Elezaj,për të shënuar të 4-tin për gjermanët.

74’GOL 3-0 Volfsburg. Shënon sërish Veighorst, pas një gabimi nga Horiç në mesin efushës, nga ku përfitojnë gjermanët që nisën në sulm dhe e dërgojnë topin nërrjetë për të trefishuar rezultatin.

71’Rrezikon Kukësi dhe i afrohet golit. Kuper pason për Gavazjan në të djathtë, kyi fundit kroson rrezikshëm në zonë, por aty nuk ndodhet askush për të dërguartopin në rrjetë.

69’Gega provon gjithçka për gjithçka dhe kërkon me çdo kusht golin. Largon ngafusha e lojës mesfushorin Rroca, për të futur në fushë Kuperin.

62’Pretendojnë për penallti miqtë. Otavio tenton të krosojë, por topi ndalet ngaTelushi, me gjermanët që kërkojnë prekje me dorë të mesfushorit

46’Zëvendësim te Kukësi, Gega largon nga fusha e lojës Mustën, për të inkuadruarAlbin Gashin.

Starton pjesa e dytë!

Mbylletpjesa e parë!

46’Portieri Kastels rrezikon me një top të mbajtur gjatë, bën presion menjëherëMusta, por portieri shmang bukur lojtarin verilindor.

40’Pretendim për penallti nga Kukësi, me Eze që futet bukur në zonë, pormbrojtësit kundërshtar largojnë, me sulmuesin e verilindorëve që pretendon përpenallti, por arbitri akordon goditje nga këndi.

34’Mundësi shumë e mirë për Kukësin për të ngushtuar diferencat, por Rroca ndaletnga portieri në penalltinë e fituar nga ai vetë.

32’GOL 2-0 Volfsburg. Shënon Lakuah, pas një pasigurie në dalje të portieritElezaj, nga një krosim i Arnold.

26’Tjetër mundësi e mirë për Kukësin, me Rrocën që futet bukur në zonë, porgjuajtja ndalet në momentin e fundit.

20’GOL 1-0 Volfsburg. Gabim në mbrojtjen e Kukësit, me Obanor që largon, por topipërplaset në trupin e Telushit dhe përfiton Uegorst që shënon dhe i jepavantazhin gjermanëve.

14’Gjuajtje e fortë nga Arnold, që i afrohet golit, por reagon në mënyrë shumë tëbukur Elezaj që largon topin dhe shmang rrezikun për Kukësin.

6’Mundësi shumë e mirë për Kukësin me Eze, që drejtohet nga porta kundërshtare,niset të gjuajë në momentin e fundit, por ndalet në mënyrë të parregullt ngakundërshtari mbi vijën fatale.

2’Rreziku i parë për Elezajn, Otavi kalon bukur në krahun e majtë dhe gjuan nëdrejtim të portës, por ndal gjithçka portieri.

Startonsfida! Verilindorët në kërkim të surprizës.

Me skemën 4-5-1 dhe një mesfushë të ngjeshur, Kukësi do të mundohet të mos lërë hapësira për gjermanët dhe të godasë këta të fundit përmes kundërsulmeve.