Messi te Inter? Ja çfarë thotë presidenti zikaltër
Në një intevistë për “Corrieredello Sport”, presidenti i Inter, Steven Zhang ka folur për projektet e klubitzikaltër, por pa harruar të prekë edhe temën “Messi”, ëndrra e tifozëvezikaltër, raporton Ora News.
BILANCI – “Nëse duhet të bëj një bilanc të presidencës sime, ka momente up & down. Por unë preferoj të shoh përpara. E sigurtë që është një përgjegjësi. Të jesh president I Inter do të thotë të mendosh për njerëzit, për tifozët, për popullin zikaltër, për nevojat e tyre. Inter ka një mision, një plan, një strategji që e çon drejt fitores. Por jo vetëm”.
MESSI – “Jo, një projekt I tillë nuk mund të jetë pjesë e projektit tonë. Të paktën në këto momente. Inovacion, rritje dhe stabiliteti ekonomik janë prioritetet tona kryesore. Kështu mund ta ngremë Interin në në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”.
KINA – “Kemi gjetur një bazë të mirë nisjeje të ndërtuar nga familja Moratti. Një program shumë I mirë edhe ndërkombëtarisht, që përfshin edhe Kinën. Puna jonë ndjek një princip në të cilin besojmë, ajo e përfshirjes. Pasioni është i lartë tek të gjithë, ndërsa jemi gjithmonë në shërbim të tifozëve, të popullit zikaltër”. /Ora News