Nxehet merkatoja në Itali/ Dzeko pranë Juves, Roma gjen pasuesin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2020, 09:18
Nxehet merkatoja e futbollistëve në Serie A. Edin Dzeko duket gjithmonë e më shumë pranë Juventusit.
Kampionët e Italisë I ofrojnë sulmuesit boshnjak një kontratë dy-vjeçare me 7.5 milionë euro në sezon, ndërsa Romës 15 milionë euro për kartonin e tij, shkruajnë mediat italiane, përcjell Ora News.
Nga ana tjetër, Roma duket se e ka gjetur zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për polakun e Napolit Arek Milik.
Për shërbimet e tij kryeqytetasit ofrojnë 18 milionë euro plus 7-8 bonus.
Gjatë orëve në vijim priten detaje të reja. /Ora News