Ish futbollisti i Kombëtares le Amerikën për Kinën. Ja ekipi i ri

Jahmir Hyka, pas Amerikës, zbulon edhe Kinën. Fantazisti 32-vjeçar është zyrtarizuar këtë të mërkurë si blerja e fundit e Guizhou Hengfeng, skuadër që militon në nivelit e dytë më të lartë të futbollit kinez.

Hyka konsiderohet nga ky klub futbollist me shumë cilësi dhe përvojë dhe që do të mund të japë një ndihmë të madhe për arritjen e objektivit, që është ngjitja në elitë.

Klubi Guizhou Hengfeng i kishte rezervuar një prazantim dinjitoz shqiptarit, që pritet të marrë çelësat e mesfushës së kësaj skuadre.

Kina është etapa e radhës e futbollistit tiranas, që ka një karrierë të pasur nga Kategoria Superiore, në Greqi, Zvicër, Gjermani, SHBA dhe Izrael.

Për një periudhë kohe ai ka qenë edhe pjesë e Kombëtares shqiptare, por largimi në SHBA duket se e largoi edhe nga kuqezinjtë.