Europa Leage/ 6 ekipe shqiptare zbresin sot në fushën e blertë, spikat Kukësi-Wolfsburg

Dita esotme është dita e madhe e futbollit shqiptar në arenën europiane. Plot 6skuadra do të zbresin sot në fushë teksa do të zhvillojnë sfidat e turit të2-të paraeliminator të Europa League.

3skuadra të Kategorisë Superiore, 2 skuadra shqiptare të Maqedonisë dhekampionia e Kosovës do të kërkojnë me të gjitha mënyrat kualifikimin për më tejedhe pse kundërshtarët që kanë përballë janë shumë të fortë dhe vinë ngakampionate elitare.

Në orën16:00 Teuta e Edi Martinit që bëri surprizën në turin e parë duke eliminuarizraelitët e Beitar Jerusalem do të presë në “Niko Dovana” në një ndeshje tekeku do të zgjidhet çështja e kualifikimit, Granadan që merr pjesë për herë tëparë në kompeticionet europiane.

Favoritee padiskutueshme për të kaluar më tej është padiskutim skuadra spanjolle,megjithatë Teuta do të përpiqet të thotë fjalën e saj në këtë duel.

Në orën19:00 në “Elbasan Arena”, Laçi do të presë izraelitët e Hapoel Beer Sheva.Ndryshe nga një vit më parë ku kjo përballje ishte për turin e parë dhe ndeshjae vajtjes u luajt në Laç me tifozë, këtë herë do skuadrat do të zbresin nëElbasan, pasi stadiumi i Laçit nuk i plotëson kushtet për të luajtur ndeshje tëturit të dytë.

Nëorën 20:00 në “Air Albania” do të jetë radha e Kukësit për të sfiduar gjermanëte Wolfsburgut në një ndeshje historike për skuadrën e Skënder Gegës, pasiWolfsburgu mund të konsiderohet kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballuarndonjëherë Kukësi. Gjithsesi siç e ka thënë edhe trajneri Skënder Gega, Kukësinuk do të hyjë në fushë i dorëzuar, por për ta provuar.