Shamrock Rovers-Milan, të grumbulluarit dhe mungesat për kuqezinjtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2020, 17:46
Nuk janë Rebiç, Leao, Romagnoli dhe Paqueta në listën e të grumbulluarve të teknikut Stefano Pioli për përballjen e parë në Europë kundër Shamrock Rovers.
Kroati është I skualifikuar, portugezi është në karantinë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, ndërsa kapiteni është në bokse për shkak dëmtimi.
Të grumbulluarit:
PORTIERË: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Tătărușanu.
MBROJTËS: Calabria, Duarte, Gabbia, Hernández, Kjær, Laxalt.
MESFUSHORË: Bennacer, Çalhanoğlu, Díaz, Kessie, Krunić, Saelemaekers, Tonali.
SULMUES: Castillejo, Colombo, Ibrahimović, Maldini.
Shamrock Rovers-Milan,e vlefshme për eleminatoret e Europa League, luhet nesër në 20:00. /Ora News