Nesër shorti/ Ja kundërshtarët e mundshëm të Tiranës në Europa League
Me përfundimin e turit të tretë kualifikues të Champions League, Tirana kamësuar 5 nga rivalët e mundshëm që mund të përballet në fazën play-off tëEuropa Leauge me shortin që do të hidhet nesër, ndërsa ndeshjet e kësaj faze do të luhen më 1tetor.
Janë 5 skuadra shumë të forta të gjithë rivalët e mundshëm të skuadrës së Egbo që rrezikon një tjetër përballje ndaj Crvena Zvezdës. Serbët u eliminuan në turin e tretë kualifikues të Champions League nga qipriotët e Omonias dhe të gjithë skuadrat e eliminuara në këtë raund do të marrin pjesë në fazën play-off të Europa League në vazon e skuadrave favorite, gjithmonë në krahun e ekipeve që janë të eliminuara nga Championsi.
4 kundërshtarë të tjetër të mundshëm për Tiranën janë edhe zviceranët e Young Boys, azerët e Qarabag, kroatët e Dinamos së Zagrebit dhe bjellorusët e Dynamo Brest që konsiderohen edhe si opsioni më i mirë.
Do të jenë 8 çifte që do të përcaktohen në shortin e të premtes në Nyon të Zvicrës për fazën play off të Europa League përsa i përket skuadrave që janë eliminuara nga Championsi dhe Tirana mund të përballet edhe me një nga tre skuadrat me të cilën do të jetë në të njëjtën vazo si për shembull Ludogerts.