Ylli i Inter për të zëvendësuar Suarez, ja dëshira e teknikut të Barcelonës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2020, 14:43
Nukështë Lautaro Martinez. Tekniku i ri i Barcelonës Ronald Koeman kërkonshërbimet e Romelu Lukakut.
Sipas mediaveitaliane, nëse argjentinasi i Inter ishte emri më i lakuar për një transferimtë mundshëm te Blaugranat, me ardhjen e holandezit në krye të pankinës gjëratkanë ndryshuar.
Është Romelu Lukaku emir që Koeman kërkon te Barcelona si zgjidhje të parë për të zëvëndësuar Luis Suarez që duket pranë Juventusit, përcjell Ora News.
Sipas spanjolles “Esport 3”, teknikuholandez është I dashuruar me sulmuesin belg që nga koha kur ishin pjesë eEverton.
Por transferimi i tij në “Camp Nou” nuk duket i lehtë pasi Antonio Conte e do sërish te Inter. /Ora News