Bakayoko, objektivi kryesor i Milanit në këtë merkato. Ja sa kërkon Chelsea

Tiemouè Bakayoko mbetet preferenca e parë e Milanit për këtë merkato vere.

Pas afrimit të Tonalit, kuqezinjtë kërkojnë të përforcojnë akoma më shumë mesfushën ndaj dhe kanë nisur tratativat me Chelsean për lojtarin.

Klubi londinez kërkon 30 milionë euro për kartonin e tij, shifër kjo që po e mban larg Milanin.

Por ajo që është në favor të Milanit është fakti se futbollisti dëshiron të veshë fanellën kuqezi. Për këtë arsye mesfushori francez ka injoruar një ofertë të ardhur nga Crystal Palace. /Ora News