Neymar pezullohet me 2 ndeshje
Komisioni i disiplinës në Ligën Franceze tëFutbollit ka vendosur të pezullojë vetëm me dy ndeshje sulmuesin Neymar përgoditjen ndaj Alvaro Gonzalez gjatë takimit Psg-Marseille, si dhe një tjetërpër kartonin e kuq.
Sa i përket episodit të lidhur me akuzën eracizmit të bërë nga braziliani kundër mbrojtësit spanjoll, është hapur njëhetim. Shkoi më keq për shokun e tij Kurzaëa, i cili u pezullua me 6 ndeshje.
Ndërkohë Amavi është dënuar me 3 ndeshje, dyParedes dhe një Benedetto.
Pavarësisht mungesave të rëndësishme nëformacion, PSG arriti të fitoje mes vuajtjesh 1-0 ndeshjen kundër Metz falëgolit të Julian Draksler në shtesë. Kjo ishte fitorja e parë për Parisin në 3javët e para të kampionatit francez. Por vlen të theksohet se pjesën më të madhetë lojtarëve të foramcionit trajneri Tuchel nuk e ka patur pasi janë nëkarantinë.
Pasi humbi ndeshjen kundër Metz, Neymar do tëhumbasë gjithashtu ndeshjen me Nice dhe do të kthehet në fushë kundër Reims në27 Shtator.
Ndërkaq komsioni i disiplinës ka nisur njëhetim për të vërtetuar nëse Gonzalez i është drejtuar brazilianit me frazaraciste dhe për këtë arsye do të analizohen të gjitha imazhet e ndeshjes dheaudio e siguruar nga Telefoot dhe beIN Sports.
Javën tjetër, në 23 Shtator, komisionidisiplines do të thërrasë Angel Di Maria, i cili është akuzuar për pështyrjendaj Alvaro gjatë pjesës së parë të ndeshjes shumë të nxehtë zhvilluar në Parcdes Princes.