Spanjollët e Granada-s i japin fund aventurës së Teutës në Europa League

Teuta e ka mbyllur aventurën e këtij sezoni nëEuropa League me një humbje 0-4 në Durrës ndaj një kundërshtari shumë të fortë,spanjollët e Granada-s.

Durrsakët u dorëzuan që në pjesën e parë, kupësuan 3 gola. Soldado realizoi vetëm pas 2 minutave loje, ndërsa Kenedy dhe dyHerrera realizuan edhe dy golat e tjerë.

Edhe ne pjesën e dytë, Granada vijoidominimin, por u tregua më e përmbajtur duke realizuar vetëm një herë meHerrera-n, i cili e vulosi rezultatin në 0-4.

Ndërkohë, 10 minuta para fundit, Teuta mbeti edhe me një lojtar më pak, pas largimit me kartonin e dytë të verdhë të Beqjajt.

Një tjetër skuadër shqiptare nga Maqedonia eVeriut,  Renova, ueliminua në këtë fazë të Europa League, pasi u mund 0-1 në fushën e saj ngakroatët e Hajdukut të Splitit.

Mysafirët nga Kroacia realizuan herët golin e fitores, pasi në minutën ekatërt shënoi mesfushori Caktas.

Vendasit tentuan deri në fund të ndeshjes të barazonin rezultatin për tadërguar ndeshjen në kohën shtesë, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Për Renovën në këtë takim u paraqitën edhe dy futbollistët nga Kosova,Arbër Shala dhe Zenel Gavazaj që ishin ndër më të mirët në fushë. Gjithsesiklubi tetovar largohet nga gara e dytë më e madhe evropiane për klube meparaqitje dinjitoze.