Bogdani përgëzon Romën për transfermin e Kumbullës

Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Erjon Bogdani, i cili në të kaluarën ka luajtur për disa skuadra në serinë a foli me elozhet për transferimin e mbrojtësit marash kumbulla tek Roma.

Bogdani, i cili e kadrejtuar futbollistin e kombëtares tek U19 u shpreh se Roma ka bërë njëzgjedhje të zgjuar duke afruar një lojtar si Kumblla.

“Roma ka marrë një mbrojtës të shkëlqyer, ata kanë bërë një investim fantastik. Ai është një futbollist i vitit 2000, kumbulla luajti me mua në ekipin kombëtar me U19, ai kishte një përmirësim, një rritje shumë të rëndësishme. Sezonin e kaluar ai luajti një kampionat të mirë. Çmimi i tij nuk është i ekzagjeruar, kishte shumë ekipe pas Marashit. Roma, e përsëris, kanë bërë një zgjedhje fantastike”, tha Bogdani për frekuencat e Tele radio sterio.

Presioni në Romë është imadh, por ish-sulmuesi i Veronës dhe Sienës tregon strategjinë si duhet tëveprojnë kumbulla.

“Roma duhet të mbrojë investimin e bërë, ai arrin në një vend të vështirë, por shkon të luajë për një ekip të fortë. Tani varet nga ai. Në Serinë A duhet të përmirësohesh gjithmonë, ka shumë sulmues të fortë. Ai është një lojtar i gjatë, disa thonë se është i ngadaltë, por kjo nuk është e vërtetë: ai e lexon shumë mirë aksionin, është pozicional, unë e ndoqa atë shumë vitin e kaluar dhe ai më bëri përshtypje, veçanërisht në ndeshjen Verona-Inter në prani të Lukaku, ai i ishte super. Kumbulla është një lojtar që ka personalitet, i cili nuk ka frikë të dalë përpara, për të ndjekur aksionin. Po flasim për një djalë 20 vjeç që di të përshtatet me sistemin mbrojtës”, përfundoi Bogdani.