Në pritje të Inter, Vidal vrap rrugëve të Barcelonës

Në pritje të zgjidhjestë së ardhmes së tij, Arturo Vidal vijon stërvitjen individuale, por tashmë nërrugët e Barcelonës.

Antonio Conte e do me çdo kusht tek Inter, por për të realizuar dëshirën e tij tekniku zikaltër duhet të presë zgjidhjen e ngërçit.

Ish futbollisti i Juventus dher Bayern Munchen është parë përkrah përgatitësit të tij atletik Juan Ramirez duke vrapuar përreth qendrës stërvitore të Barcelonës por pa u future brenda saj.

Derisa të mësohet e ardhmja e tij, Vidal do të vijojë të qëndrojë në Spanjë, ndërsa Inter po nxiton me shitjen e Godin te Cagliari në mënyrë që të arrijë te mesfushori kilen. /Ora News