Suarez pranë Juves? Uruguajani udhëton drejt Italisë për provimin e gjuhës

Luis Suarez afrohet gjithmonë e më shumë me Juventusin.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi i Barcelonës, menjëherë pas stërvitjes së sotme me Blaugranat, ka udhëtuar drejt Perugias në Itali ku do ti nënshtrohet provimit të gjuhës italiane, raporton Ora News.

Uruguajani, që ti bashkohet kampionëve të Italisë, duhet tëketë nivelin B1 të gjuhës italiane duke qenë se konsiderohet shtetas komunitardhe do ti duhet dyshtetësia për të qenë pjesë e bardhezinjëve.

Më herët, tekniku i Barcelonës do të shprehej se do e mirëpriste një qëndrim të Suarez te Barcelona, ndërsa Juventus është në tratativa edhe me Edin Dzekon.  /Ora News