Laçi-Hapoel Ber Sheva/ Izraelitët përmbysin rezultatin për 3 minuta

Përfundon ndeshja mes kurbinasve dhe skuadres izaraelite me një rezultat të pabesueshëm 1 me 2. Skuadra e laçit ishtë në avantazh deri në minuten e 91 te shtesës dhe kryesonte me rezultatin 1 me 0. Disa kundërsulme të skuadrës kundërshtare dhe nënvlerësimi në fund bënë që Hapoel Ber Sheva të fitonte.

Mbyllet pjesa e parë mes Lacit dhe skuadres izraelite Hapoel Ber Sheva. Të dyja skuadrat kishin raste të ndryshmë për të shënuar, por asnjëra nuk mundi të gjejë rrjetën.

Sotnë orën 19:00, në “Elbasan Arena”, startoi sfida mes Laçit dhe Hapoel BerShevës e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Europës. Kurbinasit e ArmandoCungut, kanë shanse reale për të bërë mrekullinë dhe për të kaluar në turin etretë.

Teknikushkodran, nuk ka preferuar të bëjë ndryshime nga sfida ndaj azerëve të Keshlës,teksa vendin e Ramosit të ndëshkuar me karton të kuq, e ka zënë Shehu, i ciliishte i dëmtuar, ndërkohë që pjesa tjetër mbetet e njëjtë.  Ajo që bie në sy është sulmuesi Nuabueze, icili ka treguar se kur është në ditë të mirë di të bëjë diferencën.

FORMACIONET ZYRTARE:

Laçi: Sherri, Marku,Selmani, Ignjatoviç, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Nuabueze, Xhixha.Trajner: A. Cungu.

Hapoel Ber Sheva: Levita, Dadia, Taha, Migel Vitor, Goldberg, Josefi, Kabha, Jozue, Sallaliç, Shuiro, Akolace. Trajner: Zh. Abukasis.