"Anti-shpifja" Meta: Deklarata e KiE të reflektohet sa më parë! Soreca: Çdo ndryshim të bëhet sipas "Venecias"
Pas deklaratëssë Raportuesit tëPërgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) StefanSchennach lidhur me ndryshimet në ligjin për mediet online, ka reaguar edhepresidenti i republikës, Ilir Meta.
Metashkruan se deklarata duhet reflektuar sa më parë dhe çdo kokëfortësi nuk i shërbençeljes së negociatave dhe nuk frikëson askënd.
"Duhet reflektuar sa më parë! Çdokokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do tëfrikësojë askënd. Përkundrazi!"
Lidhurme këtë çështje ka reaguar edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i cili shkruannë Facebook se çdo ndryshim në projektligjin anti-shpifje duhet të jetë nëpërputhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias mbi këtë çështje.
“Çdo ndryshim në projektligjinanti-shpifje duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni iVenecias mbi këtë çështje. Autoritetet shqiptare janë zotuar të vazhdojnë tëpunojnë mbi këtë ligj për të adresuar të gjitha çështjet e përshkruara nëOpinionin e Venecias. Ne jemi në dijeni të deklaratës së bërë të hënën ngamazhoranca se do të ndjekë këto rekomandime dhe se do të zhvillohen konsultimete duhura.
Ne inkurajojmë autoritetet shqiptare të zhvillojnë konsultimet e nevojshme me organizatat e medies dhe shoqërisë civile duke marrë parasysh pikëpamjet e shprehura nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të medieve. Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër zhvillimet në lidhje me këtë legjislacion të rëndësishëm, në mënyrë që paketa të sillet në përputhje me të gjitha standardet përkatëse ndërkombëtare dhe evropiane.”
Lexo edhe: