Në vendin më katolik të botës jetojnë mbi 205 mijë emigrantë shqiptarë myslimanë

Shqiptarët e Italisë janë ndër komunitetet mëhistorike të emigrantëve në Itali, të dytit për nga numri ndër ato ekstrakomunitare, por dhe të dytit në numër ndër komunitetet e huaja të besimit islam.

Fondacioni i studimeve multietnike ISMU dukeanalizuar të dhënat e vëna në dispozicion nga Instituti Kombëtar Italian iStudimeve Statistikore e të Observatorit Rajonal për Integrimin, ka publikuarstudimin mbi përkatësinë fetare të emigrantëve në Itali.

Në shtetin më katolik të botës jetojnë rreth 1milionë e 574 mijë myslimanë e që përbëjnë 29.2% të rezidentëve të huaj nëItali deri më 1 janar 2020.

Prania e tyre numerike regjistron sivjet njëreduktim me - 4% në krahasim me një vit më parë, ku kishin shënuar një rritjeme 127 mijë persona më shumë e baraz me +8.7%.

Emigrantët shqiptarë myslimanë janë ndër më tëshumtit në komunitetet e huaja në Itali. 

Deri në fillim të vitit 2020 numërohen të jenë205 300 myslimanë shqiptarë që jetojnë në Itali e që renditen në vend të dytëpas atyre me kombësi marokene që janë rrreth 449 900.

Në vend të tretë pas shqiptarëve vijnëemigrantët myslimanë nga Bangaldeshi, ndjekur nga pakistanezët 119 700, esomalezët 108 500.

Ndërsa  ndryshe prezantohet sivjetpanorama e komunitetit të emigrantëve të besimit të krishterë në Itali, të cilëtkanë regjistruar  një rritje me 3.4% në krahasim me një vit më parë. 

Emigrantë të besimit të krishterë llogariten tëjenë 2.9 milionë e baraz me 54.1% të numrit të përgjitshëm të emigrantëverezidentë në Itali.

Ndër emigrantët e besimit të krishterë, ata tëbesimit ortodoks, janë më të shumtit në numër baraz me 29.3% të tyre, më pasvijnë ata të besimit katolik me 20.1% e ata të besimit evangjelik me 3.1%.

Numrin më të lartë të emigrantëve të besimitortodoks e kanë rumunët me 963 mijë, ndjekur nga ukrainasit me 219 600.