Fier, makina me dy të rinj del nga rruga dhe përfundon në kanal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2020, 17:12
Dy të rinj mbetën të plagosur në një aksident rrugor të regjistruar rreth orës 16:15 të pasdites së sotme në fshatin Shënpjetër të Fierit.
Shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip "Fiat”, ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin që shikoni në video.
Për pasojë ka mbetur i plagosur ai vetë dhepasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 21 vjeçe, banuese në Fier, të cilëtndodhen në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

