RENEA në kërkim të vrasësve të Bujar Çelës, Veliu vë para përgjegjësisë kupolën drejtuese të policisë Elbasan
Pas ekzekutimit mafioz të Bujar Çelës mëngjesine sotëm, forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në Elbasan.
Burimet bëjnë me dije se po ushtrohenkontrolle në Elbasan dhe zonën përreth.
Kontrollet janë përqëndruar kryesisht në zonën e Bradasheshit, ku viktima ka banesën e tij.
Ndërkohë që pasditen e sotme në drejtim të Elbasanitka udhëtuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cilika asistuar në një takim të ngushtë me grupin hetimor.
Burimet thonë se Ardi Veliu ka qenë i ashpërduke ngritur tonin ndaj drejtuesve të policisë së Elbasanit në lidhje mengjarjen dhe duke kërkuar prej këtyre të fundit zbardhjen sa më parë tëngjarjes.
Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja e 50-vjeçarit Bujar Çela është bërë për ti dhënë mesazh të shumëkërkuarit nga drejtësia Talo Çelës, i cili është vëllai i viktimës.
49-vjeçari, Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.
49-vjeçari akuzohet si autori i dyshuar i grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit më datë 9 prill 2019, ku disa persona nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare që po transportoheshin me avion.
Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.
Milionat e eurove dyshohet se janë bërë shkak dhe për një serë vrasjesh në qytetin e Durrësit, pasi Çela gjithashtu akuzohet se ka lidhje me ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia.
Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.
Ekzekutohet vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, po pinte kafe në lokal