Yuri Kim: Jo vetëm ankesa, por veproni, qeveria duhet të ketë transparencë
Jo vetëm ankesa, por dhe veproni. Ky ishte mesazhi i ambasadores Amerikane Yuri Kim për qytetarët shqiptarë të cilët i nxit të tu kërkojnë llogari zyrtarëve që zgjedhin me votë. Diplomatja ishte në Sarandë, ku ndoqi një aksion për pastrimin e detit.
Që kur erdhi në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka promovuar nismat qytetare dhe angazhimin e tyre në vendimmarrje.
Nga Saranda, ku ndoqi një aksion përpastrimin e detit, diplomatja nxiti qytetarët që tu kërkojë llogari atyre qëkanë zgjedhur me votë.
"Tëgjithë luajnë pjesën tyre, dhe unë mendoj se ata e dinë cila është përgjegjësiae tyre. Dhe është e drejtë që qytetarët të mbajnë Llogaridhënës personat që izgjedhin. Është gjithashtu e rëndësishme që qeveria të tregojë çfarë është dukebërë për të qenë transparente."
Në rast se shqetësimet nuk u marrinzgjidhje, ambasadorja e SHBA sugjeroi shqiptarët, që jo vetëm të ankohen, portë veprojnë.
"Jamshume e kënaqur qe ky grup qytetaresh, qe përfaqëson shqiptaret e thjesht,shqiptaret qe bëjnë pune te ndryshme vijnë nga pjese te ndryshme te vendit. Atavërejtën te njëjtin problem, nuk vendosen vetëm te ankoheshin por te ndërmerrninedhe veprim. Kjo nënkupton atë qe thash se ka te bej me dinjitetin demokracinëdhe aktivizimin qytetar. Shpresoj qe sa me shume qytetar te përfshihen sepse jukeni fuqinë dhe përgjegjësinë, kështu qe nëse shihni diçka thjesht ndreqeni atë."
Ambasadorja amerikane kërkoi që tëtregohen të përgjegjshëm në respektimin dhe mbajtjen pastër të mjedisit pasisipas saj kjo ka të bëjë me demokracinë, dinjitetin dhe biznesin.