Korçë, transportuan emigrantë të paligjshëm, prangosen 4 persona
Vijonoperacioni policor i koduar "Perimetri" ku janë goditur dy raste tëtjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalimtë paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Transportuanemigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej të cilëve i shpallurnë kërkim para disa ditësh në kuadër të këtij operacioni.
"Strukturat për Hetimin eKrimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me PolicinëKufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, nëvijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur dy raste tëtjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj përkalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit ubë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. N., 23 vjeç dhe Xh. Q., 20 vjeç,banues në Korçë, të cilët janë kapur nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3,Pogradec, duke transportuar me mjetin tip "Benz", dy emigrantë tëpaligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendevetë BE-së. Gjatë ndjekjes, këta shtetas nuk iu bindën urdhrit të punonjësve tëpolicisë për të ndaluar, por u kapën dhe prangosën." - njofton policia.
M.K., 46 vjeç, banues në Korçë, u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsitë fshatit Çërravë, duke transportuar me mjetin e tij tip "Mazda",tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuarkalimin drejt vendeve të BE-së.
Gjithashtuu bë ndalimi i shtetasit në kërkim, A. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, i cilimë datë 10.09.2020, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për tëndaluar dhe ka braktisur mjetin tip "Ford Transit" në afërsi tëfshatit Hudënisht, Pogradec, me të cilin po transportonte kundrejt fitimitgjashtë emigrantë të paligjshëm.
Materialeti kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale "Ndihmapër kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" dhe "Mosbindjandaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".