Dënimi i Fran Frrokajt, Bardhi: Organet e drejtësisë të qëndrojnë larg ndikimeve politike

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lezhës, e cila mes të tjerëve dënonte edhe ish kryetarin e bashkisë Fran Frrokaj me 4 vite burg, vjen reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në Twitter, Bardhi fletme superlativa për punën e Frrokajt në krye të Bashkisë Lezhë, ndërsa ftonorganet e drejtësisë të qëndrojnë larg ndikimeve politike.

 Reagim i plotë i Bardhit:

“Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës përish kreun e bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj. Ne jemi të bindur për punëne shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehimbesimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri.

Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesëtransparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemiinformuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin.

Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi”.