Meta dekreton Evis Kushin si ministren e re të Arsimit
EvisKushi ka marrë edhe firmën e Presidentit për të marrë nën drejtim Ministrinë e Arsimit.Ilir Meta sapo ka marrë kërkesën nga kryeministri Rama, ka dekretuar emrin edeputetes socialiste për të drejtuar dikasterin që mbeti bosh pas largimit tëBesa Shahinit.
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emrine Evis Kushit për të drejtuar Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.
Kreu i Shtetit nuk ka hezituar të hedhëfirmën e tij për deputeten socialiste që do të drejtojë dikasterin e lënë boshpas largimit të Besa Shahinit në ditën e parë të shkollës.
Sipas njoftimit të Presidencës, IlirMeta e ka dekretuar Ministren e re të Arsimit pak minuta pasi kërkesa e kryeministritRama i ka mbërrritur mbi tryezën e punës.
Kjo firmë e Presidentit ka lehtësuaredhe kreun e qeverisë shqiptare, i cili drejt Berlinit niset pa merak përdrejtimin e kësaj Ministrie.
Përveç Besa Shahinit, nga vetëdeklaratat kontradiktore të Sandër Lleshaj u la të nënkuptohej edhe një largimi mundshëm i tij nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme.
Kostoja e makinës së re dhe akuzat ndajkësaj çëshjte, kanë detyruar Lleshajn të lërë mandatin e tij si garanci përzbardhjen e të vërtetës.
Edhe pse të tjerë emra përfliten për t’ularguar nga kabineti, ende Edi Rama nuk ka marrë vendime përfundimtare për t’izëvendësuar.