Noka: Qeveria ka partner biznesi krimin, PD e vetmja forcë në Shqipëri që e lufton

I ftuar nëOra News, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka u shpreh se qysh kur ka ardhur nëpushtet Rilindja krimi është bërë partner me krimin.

Sipas Nokës,policia e shtetit është e mbaruar dhe shtoi se politika në pushtet ka një mendësikriminale.

Flamur Noka: Kemi vite, qyshnga 2013, që qasja e politikës në pushtet ndaj luftës ndaj krimit, është e një mendësietë frikshme në mënyrë kriminale. Është e vetmja qeveria në 30 vite demokraci, qëkrimin e organizuar e konsideron partner dhe biznes. Faktet janë të pakundërshtueshme.Unë kam qenë ministër i Brendshëm dhe më vjen keq kur shoh një polici jo vetëmtë tulatur, por të mbaruar.

Ngjarja e mbrëmshme ishte një ngjarje nëkufijtë e terrorit. Politika në pushtet, kur vriten njerëzit, shprehet se hëngshinkokat e njëri-tjetrit, se edhe ata janë bir nënash. Kjo është mendësikriminale. Ndodhin ngjarje në kufijtë e tragjikes dhe politika thotë se ngjarjatë tilla ndodhin kudo. Ndodhin në vend të botës së tretë, atje ku nuk ka shtet.Në vendin tonë është në pushtet një qeveri që qytetarin nuk e ka në nocioninbazë, por herë e përdor kur i duhet dhe herë e anashkalon.

Noka theksoise PD është e vetmja forcë në Shqipëri që ka dhënë prova që sa herë është nëpushtet ka treguar zero tolerancë ndaj krimit.

Flamur Noka: PD është evetmja forcë në Shqipëri që ka dhënë prova që sa herë është në pushtet, ka vetëmnjë devizë: zero tolerancë ndaj krimit. Edhe Basha e ka bërë me dije këtë devizë:zero tolerancë kundrejt krimit. Të gjitha bandat kriminale të fuqizuara, të krijuaradhe të shpërblyera nga Rilindja, nesër kanë vetëm një fat: fati i tyre ështëvetëm drejtësia.

Noka tha se sotpolicia drejtohet nga një kupolë e krimit që ka si synim luftën për të bërëpara dhe për të vjedhur zgjedhjet.

Flamur Noka: Kur qeverisnintë djathtët, zbulueshmëria ndaj krimit ka qenë më e larta ndonjëherë, deri në95%. Edhe parandalimi, që është baza e punës së policisë, ka qenë një ndërshtyllat e policisë së shtetit, kur në pushtet ka qenë PD. Sot policiadrejtohet nga një kupolë e krimit që ka si synim luftën për të bërë para dhe përtë vjedhur zgjedhjet. Nuk njihet në policinë e Rilindjes termi luftë ndajkrimit dhe drogës, se Shqipëria është një ndër parajsat më të mëdha të drogës nëEvropë.

Intervistoi SebastianZonja, pwrgatiti A. Kurti