Eldi Dizdari alias Denis Matoshi pas arrestimit në Dubai, si u ra në gjurmët e bosit të kokainës dhe ekstradimi drejt Italisë

Ky është  Eldi Dizdari i njohur edhe si Denis Matoshi, i arrestuar nga policia e Dubait si anëtar i një  Organizate Transnacionale të Krimit të Organizuar.

Siç bën me dije policia e Dubait në njënjoftimin lidhur me operacionin ndërkombëtar antidrogë të koduar 'Los Blancos', DenisMatoshi, është udhëheqës i grupit kriminal shqiptar (KOMPANIA BELLO) -një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafik drogedhe operacione kontrabande midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro.

Si pjesë e një operacioni ndërkombëtar me emrin e koduar 'Los Blancos',Policia e Dubai arrestoi të dyshuarin i cili kërkohet nga autoritetet italianeme akuzat e (bashkëpunimit kriminal dhe drejtimit të një bande të trafikut tëdrogës në një nivel ndërkombëtar). 

Operacioni, i cili përfshiu departamentet anti-drogë të 10 vendeve,rezultoi në kapjen e 20 drejtuesve të bandave në kërkim në një seri sulmesh të sinkronizuara të martën e kaluar.

Siç bën me dije policia e Dubait, veprimtariae paligjshme e grupit kriminal ishte nën hetim që në vitin 2015 nga policiaitaliane.

Komandanti i Përgjithshëm i Policisë së Dubait vlerësoi gjithashtupërpjekjet e jashtëzakonshme të bëra nga ekipi i forcës nga Departamenti iPërgjithshëm i Hetimeve Penale që gjetën, gjurmuan dhe arrestuan të dyshuarinpasi morën Njoftimin e Kuq të Interpolit.

20kriminelë të arrestuar në 10 vende

Eksperti gjeneralmajor Khalil Ibrahim Al Mansouri, tha se operacioni'Los Blancos' u krye nga ekipi SËAT profesionist i Policisë sëDubait, në bashkëpunim me disa agjenci policie në të njëmbëdhjetë vendet, ku u arrestuan 20 anëtarë të bandës. Ai më tej vuri nëdukje se kriminelët u kapën në një goditje të sinkronizuarnë Itali, Shqipëri, Belgjikë, Gjermani, Spanjë, Hungari, Greqi, Rumani,Hollandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Arrestimi

Duke zbuluar detajet e arrestimit, koloneli Saeed Al Qamzi, tha se ata evendosën të dyshuarin nën një vëzhgim të ngushtë për disa ditë para se tëmerrnin Njoftimin e Kuq kundër tij.
"Pas shkëmbimit të informacionit me autoritetet italiane, ne identifikuamvendin e mbretit të drogës dhe monitoruam lëvizjet e tij të përditshme dhe ukapëm sapo morëm njoftimin e Kuq", shtoi koloneli Al Qamzi.

Koloneli Al Qamzi vuri në dukje se Denis Matoshi kërkohet nga autoritetetitaliane nën akuzat e drejtimit të një bande të organizuar kriminalepërgjegjëse për operacionet e trafikut të drogës.

"Së bashku me drejtuesit e tjerë të bandave, i dyshuari arriti tëkontrabandonte dhe transportonte tonelata kokaine  në Evropë përmes porteve detare dhe t'i shiste ato tepërdoruesit e drogës," shpjegoi Col Al Qamzi.

Ai tregoi se autoritetet italiane monitoruan bandën që punontebashkërisht në tre grupe kriminale (Minya, Jimmy dhe Riti),kusecili kishte më shumë se një udhëheqës, parrullat dhesimbolet e tyre.

Col Al Qamzi vuri në dukje se udhëheqësit e bandës,të cilët u arrestuan më 15 shtator (të martën e kaluar, përdorën programe dhepajisje moderne për të komunikuar gjatë transportimit dhe kontrabandimit të kokainës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Ekstradimi

Col Al Qamzi vuri në dukje se Denis Matoshi do t'i dorëzohet autoritetevekompetente në Interpol Italian pas paraqitjes së tij para Prokurorisë Publikenë Dubai dhe ndërmarrjes së veprimeve ligjore për të marrë urdhrin e tij tëekstradimit sipas ligjeve ndërkombëtare në këtë drejtim.

Vlen të përmendet se bashkëpunimi aktiv i Policisë së Dubait me agjencitëndërkombëtare të policisë ka rezultuar në ekstradimin e 52 personave në kërkim ndërkombëtar të përfshirë në krime të rënda si terrorizmi, krimi iorganizuar, pastrimi i parave, vrasjet dhe droga.

 Ata ishin në kërkim në disa vende si Holanda, Belgjika, Britania e Madhe, Suedia, Australia, Pakistani, India, Kina dhe vende të tjera.

Lexo edhe- Operacion anti-drogë, arrestohet Eldi Dizdari në Dubai. Lidhja me vrasjen në ish-Bllok