Dënimi i Frrokajt, Vasili: Reforma në drejtësi nxjerr kriminelët nga burgu dhe godet opozitën

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar për dënimin me 4 vite burg të ish-kryebashkiakut demokrat, Fran Frrokaj, për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun. 

Sipas Vasilit, institucionet drejtësisë po ndëshkojnë vetëm përfaqësuestë opozitës.

Në një shënim në Facebook, Vasili shprehet se Reforma në Drejtësi ështëkapur nga Rilindja dhe po godet përfaqësues të opozitës ndërsa kriminelët dhetë korruptuarit nuk preken.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Mjere ata qe keqperdoren ngarilindja tani ne grahmat e fundit!!

Ramaforma ne drejtesi nuktremb asnjeri!

Ramaforma ne drejtesi qe godetish Kryetarin e Bashkise se Lezhes Fan Frokajn thjesht se eshte opozitar popergadit gropen e rilindjes.

Ramaforma ne drejtesi e kapurnga rilindja nuk ka bere asgje tjeter vecse ka rritur ne menyre shperthyesezemerimin te gjithe shqiptareve, qe mezi presin 25 prillin si momentin pershpagim.

Ramaforma, qe nxjerrkriminelet nga burgjet dhe mbron hajduterine dhe plackitjen qeveritare u kabere te qarte shqiptareve se vetem duke u ngritur te gjithe ne kembe do teshpetojne veten dhe Shqiperine nga shperberja kombetare dhe territoriale.

Ramaforma ne drejtesi, qembyll dosjet e koncesioneve, te inkriminimit kriminal te qeverise neper aferadhe te krimit zgjedhor thjesht eshte iluzion i rilindjes pasi ato dosje do tegjykohen publikisht perballe popullit.

Kush duartroket sotRamaformen ne Drejtesi thjesht konfirmon veten si pjese e rilindjes dhekonsumator i çorbes se saj te qelbur dhe mbeshtetes i antiligjit dheantishtetit.

Kush keqperdoret nga rilindjaduke shkelur ligjin, duke falsifikuar dokumentet e duke shtremberuar drejtesinedo te kete vetem nje fund: burgun.

Cdo veprim shenohet, nukharrohet dhe do te shpaguhet!!