Elbasan, makina përplas fëmijën 5 vjeç

Një i mitur është aksidentuar këtë pasdite në vendin e quajtur “kryqëzimii Cërrikut”.

Burime  zyrtare bëjnë me dije se bëhetfjalë për një fëmijë të moshës 5 vjeç, i cili është përplasur nga një makinë.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit për ndihmëmjekësore.Të njëjtat burime bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen eshkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.