Raportuesi për medien në KiE: Parlamenti shqiptar të heqë dorë nga "anti-shpifja", dëm për fjalën e lirë
Raportuesi i Përgjithshëm iAsamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) Stefan Schennach përlirinë e medies dhe mbrojtjen e gazetarëve, ka shprehur sot shqetësimin e tijserioz në lidhje me ndryshimet që Parlamenti i Shqipërisë mund të miratojë lidhurme një numër ndryshimesh në legjislacionin aktual që synojnë mediet online.
Ndryshime të tilla pritet të ndërmerrenpavarësisht kritikave të ashpra ndërkombëtare, duke përfshirë organizatat elirisë së medies dhe Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës.
“Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një 'paketëanti-shpifje' synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet dhedo të urdhërojë mediet të heqin raportimet dhe lajmet për çështje të tilla si 'cenimii dinjitetit të individëve', nën kërcënimin të gjobave të rënda. Është e qartëse një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medies përshkak të kushteve të tij të gjera.
Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 tëdatës 19 qershor 2020, i cili thotë qartë se ligji vuan nga paqartësia dhe dotë ketë të ngjarë të ketë një" efekt ftohës", duke shtypur diskutimine lirë dhe fjalën politike në internet në Shqipëri. Unë ndaj mendimin eKomisionit të Venecias se teksti i projekt-amendamenteve, nëse nuk rishikohetshumë, rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes nëShqipëri, për sa i përket medieve në internet,” - tha Schennach.
"Prandaj, unë e nxis parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin," - shtoi raportuesi.