Banorët e Maliqit bllokojnë rrugën për ujin e pijshëm, Bashkia u premton puse
Mungesa e ujit, një problematikë e vjetërpor që mbetet pa zgjidhje ngriti në protestë banorët e fshatit Gollobërdë nëMaliq.
Të indinjuar, banorët e fshatit kanëshprehur rezervat ndaj qeverisë qëndrore dhe asaj vendore, duke thënë se në këtëkohë pandemie njerëzit nuk duhet të vuajnë për elementët bazikë të jetesës.
Ndërkohë që më të rrezikuarit janë fëmijëtqë sipas banorëve nuk gjejnë kushtet minimale edhe gjatë mesimit nëpër shkolla.
Ndaj për të kërkuar vëmendjen e Bashkisë,bllokuan rrugën.
Zëri i protestës mbërriti tek drejtuesitlokalë.
Kryebashkiaku i Maliqit, sqaroi sezgjidhja për ta nuk do të vonojë përmes hapjes së disa puseve.
Banorët nga ana tjetër, paralajmëruan përshkallëzimtë protestave në rast se çështja e ujit të pijshëm nuk do të zgjidhet.