Balla: PD në 2017 harxhoi 1 mln $, duhet ligj për financimin e partive dhe Presidentin

Në fjalën e tij në Kuvend ditëne sotme, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se duhet njëligj që garanton transparencën e financimit të partive politike.

Sipas Ballës, në vitin 2017 PDharxhoi 1 milionë përmes pagesave të dyshimta të lobingut të Lulzim Bashës nëShtetet e Bashkuara të Amerikës.

Balla: Në vitin 2021 duhet të kemi gati një ligj,që garanton transparencën e plotë të financimit të partive politike. Nuk mundtë tolerohet më rasti i vitit 2017, ku një parti politike shqiptare, PartiaDemokratike, harxhoi 1 milion dollarë përmes pagesave të dyshimta të lobinguttë Lulzim Bashës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto lloj financimesh tëpartive politike duhen penguar, sepse janë financime të paligjshme, tëpadeklaruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të pa kontabilizuara në tëardhurat e Partisë Demokratike. Parti të reja politike po lindin, prandaj edhendaj tyre duhet ushtruar procesi i kontrollit të financimit të tyre. Kjo tëbëhet me qëllimin që çdo parti politike të ketë një pasqyrë financiare shumë tëqartë.

Ne nuk duhet të humbim kohë. Kjo është një prej detyrave të lëna ngaBundestagu dhe Këshilli Evropian. Dua të them se është bërë një punë eshkëlqyer në bashkëpunim me Këshillin e Evropës prej kohës kur unë kam drejtuarKomisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Janë identifikuar mekanizmat sesi mund të garantohet një financim i ndershëm i partive politike.

Gjithashtu dua që bashkëpunimi me opozitën parlamentare për çështjet erëndësishme, sikurse është implementimi i plotë i Reformës në Drejtësi, tëvazhdojë.

Po ashtu, Balla tha se duhet tëpërmbyllet edhe ligjin për Presidentin e Republikës për të kornizuari aktivitetine tij.  

Balla: Ne duhet të përmbyllim në kohë edhe ligjin për Presidentin e Republikës. E përgëzoj Komisionin e Çështjeve Ligjore në Kuvendin e Shqipërisë, që ka ngritur një grup pune ku përfaqësohet mazhoranca dhe opozita. Është i domosdoshëm kornizimi i aktivitetit të Presidentit të Republikës me një ligj të posaçëm. Ne kemi ligj për çdo institucion. Kemi njëzet e kusur vite me Kushtetutë të re, por nuk kemi ende një ligj për Presidentin. Ligji për Presidentin është i domosdoshëm, sepse së fundmi Presidenti aktual i Republikës ka treguar raste të përsëritura, të përplasjes dhe shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës.