Vrasja në Bathore, zbulohen emrat e viktimës dhe autorit

Janë zbuluar emrat eautorit dhe viktimës së vrasjes së para pak minutave në Bathore.

Autori, ende në kërkimnga policia, është Agron Tanushi, ndërsa viktimë ka mbetur Jetmira Hasani.

Sipas policisë, vrasja është kryer me armë zjarri, ndërsa shton se motivet mbeten ende të paqarta.

Lexo edhe: E rëndë në Tiranë, burri vret me armë zjarri kunatën në banesë, policia në kërkim të tij

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacionparaprak

Më datë 15.09.2020,rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti tëçastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armëzjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca tëshumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijonkrehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu ështëngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna përsqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.