Trafikimi i 613 kg kokaine, 14 vjet burg për Arbër Çekajn, reagon avokati: Vendim skandaloz!
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dënoi sot me 21 vjet burg Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë "Arbi Garden" në kontenierët e së cilës bashkë me bananet u zbuluan nga policia 613 kilogramë kokainë, në shkurt të 2018.
Por duke qenë se gjykimi ka qenë i shkurtuar, Çekaj do të vuajë vetëm 14 vite burg, pasi ulet 1/3 e dënimit.
Për shoferin Armando Pezakun u vendosën 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar 8.8 vite), ndërsa për menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj 14 vite, me gjykim të shkurtuar 10.8 vite.
Avokati i Çekajt, Maks Haxhia, e cilësoi një vendim skandaloz dhe të pambështeturnë prova.
Haxhia: Qersharake që shpallet vendimi pa median. Ishte një proces qesharak,aq i dhimbshëm aq edhe komik. Ju siguroj se kushdo profesionist do skandalizohetme këtë vendim se nuk pati asnjë rovë ptë favorizonte akuzën. Ju e dini se njëkg hashahsh të gjendet në makinë sekuestrohet ndërsa kamioni ku është kapurkokaina me vendim gjykate i kthehet pronarit.
Kësaj gjykate nuk dua ti them "estrada e Ballshit" por ishte e pozicionuar që në fillim të procesit.Nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga 28 kërkesa, noterizoi kërkimet që prokurori bëri për tre të pandehurit.Më tragjikja në këtë proces është se nuk pati një provë.
Ai foli edhe për ndikime të jashtme.
Haxhia: Gjyqtarja kam informacion se ka aplikuar për Gjykatën e Apelit,karriera e këtyre gjyqtarëve mbështetet në fatkeqësinë e të tjerëve që do të vuajnëdënimet e padrejta.
Ai paralajmëroi apelimin e vendimit porshpresat duket se i ka të vakëta.
Haxhia: Poqe kjo gjykatë nuk ka shpresa.Nëse do të vazhdohet kështu fatkeqësi e të gjithë njerëzve që do të akuzohen nga prokuroria që bashkë me gjykatën e kanë hequr nga fjalori juridik fjalën pafajësi.
Ora News zbardh dëshminë e Arbër Çekajt: Nuk transportoj dot frutat e jo më kokainë