E rëndë në Tiranë: I riu vret kunatën ndërsa vëllanë e kishte në emigrim, arratiset

Një krim në familje tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme (15 shtator), ku viktimë sërish është një grua.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 17:40, nëBathore, në rrugën “Apollonia”, shtetasi Agron Tanushi,gjatë një konflikti të çastit në banesë, për motive ende tëpaqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën etij, shtetasen Jetmira Hasani.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

https://youtu.be/1LeSmZXLSys

Gjithashtu është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në foto: Agron Tanushi, personi i dyshuar për vrasjen e kunatës

Konflikti për pronën mësohet se ështëpista kryesore që po hetohet nga ana e policisë.

Ndërkohë mësohet se bashkëshorti i viktimës prej vitesh ndodhet në emigracion në shtetin grek.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonëne Bathores dhe Kamzës, nga ky dyshohet se autori mund të jetë larguar paskrimit të rëndë.

Njoftimi paraprak i Policisë:

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.