80-vjetori i aktorit, Meta: Për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera
Me rastin e80-vjetorit të lindjes së aktorit të mirënjohur Reshat Arbana, nuk mund tëmungonte as urimi i presidentit të Republikës Ilir Meta.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit përveçse i thur elozhe nderit të kombit, shprehet se për Arbanën do të ketë vetëm pranvera.
Për këtë arsye Meta i ka dërguar Arbanës një tufë me 80 trëndafila të bardhë.
Postimi i presidentit:
“Shumë urime Nderit të Kombit dhe skenës shqiptare, mjeshtrit tëpapërsëritshëm të aktrimit, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e Tij të lindjes!
Origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talenttë jashtëzakonshëm artistik dhe falë një personaliteti të rrallë që rrezatonfisnikëri, Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyernë një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.
Me padurim presim ta rishohim në role të reja!
Për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera!”
