Antonio Notto në Tempora: Sekuestro e RTV Ora, përzierje mes diktaturës fashiste e Bashkimit Sovjetik
Antonio Notto nga IPRMarketing, kompania elitë në zhvillimin e sondazheve, i ftuar i Sonila Meço në“Tempora” në RTV ORA komentoi edhe sekuestron e dy televizioneve.
Notto u shpreh se uçudit shumë kur pa pamjet e policisë me armë dhe shtoi se me RTV Orën ka bashkëpunuarnë liri të plotë.
Ai tha se nuk ka par ënjë rast të tillë në botën perëndimore dhe se kjo gjë ishte një përzierje mes diktaturës fashiste dhe Bashkimit Sovjetik të dikurshëm.
Antonio Notto: Kam parë video dhe më është dukur sikur poshihja video nga videot nga diktaturat e Amerikës së jugut. Pashë polici tëarmatosur dhe u çudita shumë. Unë kambashkëpunuar me këtë televizion dhe nuk kemi pasur asnjë lloj presioni nga ky televizion.Kemi bashkëpunuar në liri të plotë.
Ne kemi pasur vetëm në vitin 2015 kur ishin zgjedhjet,rezultatet tona ishin shumë të sakta duke parashikuar rezultatet e sakta. Kemi pasurkërcënime, por kemi vazhduar që të bëjmë sondazhe deri ditën e zgjedhjeve. Kemipasur sulme nga disa forca se sondazhet ishin te manipuluara. Madje, në vitin2015 patëm kërcënime dhe kam ardhur në Shqipëri disa herë i shoqëruar.
Në botën perëndimore nuk e kujtoj një lloj mase të tillëtë një televizioni, sidomos nga televizionet e para të vendit. Edhe në Itali katelevizione opozitare por nuk mendohet fare të vihen në sekuestro. Në botën perëndimorenuk është parë. Është diçka e përzier mes diktaturës fashiste dhe BashkimitSovjetik të dikurshëm.