E konfirmon VOA, Rama-Mitsotakis diskutojnë edhe për "detin"
Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të takohet sot në mbrëmje në Athinë me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin është parashikuar një darkë pune.
ZotiRama ndodhet në kryeqytetin grek për të marrë pjesë në konferencën e përvitshmetë organizuar nga Qeveria greke dhe revista “The Economist”.
Takimi i mbrëmjes me kryeministrin Mitsotakis, vjen në njëmoment kur Greqia ka deklaruar se synon të zgjerojë ujërat e saj territorialenë detin Jon deri në 12 milje.
Vendimii saj rihapi debatet e vjetra mbi një marrëvveshje mes Greqisë dhe Shqipërisëpër përcaktimin e kufijve detarë dhe zonave ekonomike eskluzive. KryeministriRama foli për një të drejtë që Greqisë i njihet nga Konventat ndërkombëtare,duke saktësuar se ajo nuk ka lidhje me përcaktimin e kufirit detar mes dyvendeve.
Pas rrëzimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të marrëveshjes së firmosur në vitin 2009, Tirana dhe Athina, rinisën bisedimet dy vjet më parë, si pjesë e një pakete çështjesh të mbetura pezull mes dy vendeve. Kryeministri Rama ka deklaruar se bisedimet për çështjen e detit janë ndërprerë, pas ardhjes në pushtet të qeverisë së kryeministrit Mitsotakis. Një gjë të tillë e konfirmoi pak ditë më parë dhe vetë kreu i qeverisë greke, ndërsa njoftoi se çështja e detit do të jetë temë e bisedimeve të mbrëmjes së sotme me zotin Rama.
Vizita e kryeministri shqiptar në Athinë, u parapri në fundjavë nga një takim që ai pati në Turqi me presidentin turk Tayipp Erdogan, vendi i të cilit është përfshirë në një përplasje të hapur me Greqinë, pikërisht për ujërat detare që dy vendet ndajnë me njëri tjetrin. /VOA