Zjarri në Manati të Lezhës, flakët i afrohen banesave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2020, 16:31
Zjarri i cili ka filluar që prej mesnatës së djeshme në Manati të Lezhës vijon të djegë sipërfaqe të mëdha pylli.
Gjatë orëve të pasdites flakët i janëafruar dhe banesave të cilat rrezikojnë të digjen.
Deri më tani 15 ha pishë janë djegur në malin e Balgjajt në BashkinëMat si pasojë e një zjarri ka marrë përmasa të mëdha.
Për shkak të terrenit, ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë në rrugë tokësore, ndaj Autoritetet lokale bëjnë apel për ndihmë nga ajri pasi flakët do të djegin një ndër kurorat më të bukura të Matit.
Lexoni edhe: Shkrumbohen “mushkëritë” e gjelbra: Zjarre në zonat e pyllëzuara në Durrës, Mat e Lezhë
