Meta: Listat e hapura një ngërç i radhës, vullneti i partive i qëllimshëm për të dëmtuar procesin zgjedhor
E ftuar nëOra News, Gerta Meta nga Shoqata për Kulturë Demokratike, u shpreh se kampetpolitike janë ndarë për koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura.
Meta theksoise diskutimi me listat e hapura është një ngërç i radhës pasi kemi dy qëndrimepër këtë çështje.
Gerta Meta: Kampet janë ndarë përkoalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura. Mund të themi që zyrtarishtfushata ka filluar dhe të gjitha kampet politike janë në terren. Secili përpiqetqë të ofrojë sukseset më të mëdha dhe të gjejnë zhgënjimet më të madhe. Por përtë vendosur se kush do të jetë fituesi duhet të dëgjojmë programet. Diskutimi melistat e hapura është një ngërç i radhës pasi kemi dy qëndrime për këtë çështje.Në lidhje më këto nuk ndryshime nuk dihet gjë, pasi nuk kemi një vendim konkretdhe nuk kemi një KQZ të re.
Meta tha se vullnetii partive ka qenë i qëllimshëm për të dëmtuar gjithë procesin e reformës zgjedhore.
Gerta Meta: Partitë politike nuk kanë mëkomoditetin që të rrinë në distancë me deklaratat e tyre politike, se kur duane gjejnë konsensusin mes tyre. Me justifikimet politike partitë gjithmonë dukensikur po shqetësohen për elektoratin, por në fakt kanë kohën në minus të tyre. Poashtu, edhe vullneti i tyre ka qenë i qëllimshëm për të dëmtuar gjithëprocesin, ka që në vitin 2003 që është premtuar. Precedentët na kanë treguar separtitë politike nuk duan.
Për Metën, marrëveshjae 5 qershorit ishte një marrëveshje për t'u marrë vesh dhe sipas saj ky është njëprecedent i radhës i politikës shqiptare që vazhdimisht miratohen ligje dhe nuki respekton.
Gerta Meta: Marrëveshja e 5 qershorit ishte njëmarrëveshje për t'u marrë vesh. Ky është një precedent i radhës i politikësshqiptare që vazhdimisht miratohen ligje dhe nuk respektohen këto ligje. Në këtokushte merren arbitra ndërkombëtarë që të mund të kuptojnë minimumin e etikëspolitikës se janë aty për të dhënë gjithë energjinë e tyre që të bëjnë gjëra tëqena dhe të vërteta. Nuk janë aty për të na treguar se nuk debatojnë dhe për tëfituar kredo politike. Tashmë duan që të bëjnë një marrëveshje tjetër. Politikanëqë nuk e gjejnë dot gjuhën dhe të bëjnë detyrën e tyre politike, të mundet qësi zgjidhje të ofrohet një arbitër ndërkombëtar që të na bëjë bashkë dhe ta gjejmëgjuhën.
Meta shtoise përreferendumin nuk flet njeri, ështëbllokuar ligji qysh në vitin 2003.
Gerta Meta: Politika nuk do që t'i lërëinstitucionet që të zbatojnë ligjin, por do t'i mbikëqyrë. Edhe për temën ereferendumit nuk flet njeri, është bllokuar ligji qysh në vitin 2003. Kemi pothuajse20 vite që partitë nuk flasin. Kanë dhënë një premtim që do të bëhet një ligj,por se ku është ky ligj nuk dihet. Është pozitive që KQZ ka pranuar formularinTIP dhe kërkesën për referendum. Ka qenë gjithmonë një lloj frenimi për qytetarëtqë të përdoret kjo e drejtë, por që asnjëherë nuk është krijuar një komiditet itillë me një mungesë dashamirësie ndaj qytetarëve.
Intervistoi SebastianZonja, përgatiti A. Kurti