Makina përplas biçikletën te rrethrrotullimi i Skelës, plagoset rëndë gruaja

Një grua e cila po udhëtonte me biçikletë u aksidentuapasditen e sotme në Vlorë nga një makinë.

Përplasja ka ndodhur në Skenë, pranë rrethrrotullimit.

Mësohet se biçikleta po kalonte rrugën kur ështëpërplasur nga atomjeti.

E plagosura është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se ajo ështëfutur në sallën e operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.