Meta: Këshilli Politik të realizojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kërkesa e opozitës për ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar
Përmesnjë postimi në Facebook, presidenti Meta shkruan se tani që data e zgjedhjeve ështëdekretuar, duhet që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet nëKodin Zgjedhor.
Për Metën,këto ndryshime duhen me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikëMarrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.
Ai shtonse kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHRnuk duhet refuzuar.
Meta: Taniqë data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, ështëdomosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në KodinZgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjenkonsensuale të 5 qershorit.
Kërkesa legjitime dhe parimore eopozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Zgjedhjet elira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave.