Covid-19 në Shqipëri, 2 viktima dhe 152 raste të reja në 24 orë
Shqipëria shënoi 2 viktima të reja ngakoronavirusi këtë të martë.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend u kryen810 testime prej të cilave 152 persona rezultuan pozitiv. Vihet re një ulje evogël e rasteve krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërsa situata në spitalet COVID paraqitet më serioze me 171 të shtruar, 18 në terapi intensive dhe 8 në intubim.
Viktima- Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet emjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare ngaTirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe MbrojtjesSociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Tëinfektuar - Janë kryer në 24 orët e fundit 810testime dhe janë konfirmuar 152 raste.
Rastetditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimitepidemiologjik janë si vijon - 68 raste në Tiranë, 16në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat,nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.
53 qytetarë janë shëruar në 24 orët efundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19– Statistika (15 Shtator 2020)
Testime totale 75576
Raste pozitive 11672
Raste të shëruara 6668
Raste Aktive 4664
Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163,Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarjagjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2366
Durrës 520
Shkodër 362
Lezhë 267
Elbasan 248
Korçë 209
Fier 192
Vlorë 170
Kukës 140
Berat 92
Dibër 51
Gjirokastër 47