Biberaj: Mazhoranca është ilegjitime, ky nuk është një rrotacion, por një ndryshim i madh
I ftuar në Ora News, ish-deputeti i PD-së, AleksandërBiberaj u shpreh se kjo mazhorancë është ilegjitime pasi janë manipuluarzgjedhjet e vitit 2017.
Për Biberajn, nukka demokraci nëse i ndalon koalicionet parazgjedhore me ligj, por sipas tij, Rilindjamendon që të penalizojë opozitën duke i hequr koalicionet.
AleksandërBiberaj: Kjo mazhorancë është ilegjitime pasi janë manipuluar zgjedhjet e vitit2017, ndërsa pjesa tjetër e parlamentit sigurisht është aty për interesat e tyre dhe nuk përfaqësojnë votuesinopozitar. Ndërsa ndryshimet kushtetuese duhet të ishin bërë me një konsensus,sikurse janë bërë këto 30 vite. Nuk ka demokraci nëse i ndalon koalicionetparazgjedhore me ligj. Por duke e ndjerë veten të braktisur para zgjedhjeveRilindja mendon që të penalizojë opozitën duke i hequr koalicionet. Të gjithëshqiptarët janë bërë bashkë për të rrëzuar këtë rrezuar këtë regjim.
Biberaj tha se ky nuk është një rrotacion, bëhet fjalëpër një ndryshim të madh në shumë sektorë.
AleksandërBiberaj: Është e turpshme që në vitin 2020 Shqipëria të diskutojë akoma bukën e gojës.Gjatë 30 viteve ka pasur korrupsion, por sikurse ka ndodhur në këto 8 vite, nukka ndodhur ndonjëherë. Ky nuk është një rrotacion, bëhet fjalë për një ndryshimtë madh në shumë sektorë. Kryefjala e PD-së do të jetë ekonomia. Nuk do të ketëasnjë kompromis me korrupsionin. PD dhe Opozita do të ketë një rezultatspektakolar dhe Rilindja do të ketë mandatin më të dobët. Të gjitha sondazhetna nxjerrin ne fitues, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të përpiqemi.
Biberaj shtoi se Tiranën sot, është treguesi i keqqeverisjes,i korrupsioni dhe i bashkëpunimit me krimit.
AleksandërBiberaj: Po të shikosh Tiranën sot, është treguesi i keqqeverisjes, ikorrupsioni, i bashkëpunimit me krimit. 1.5 miliardë dollarë pastrohet në tiranë,nuk ka mbetur më zonë jeshile. Janë hapur ndërtimet vetëm për të vjedhur, dukee bërë qytetin të pabanueshëm. Sa përreformën në drejtësi, kush ka vjedhur le të shkojë në burg. Në dorë fatet ereformës i kanë shqiptarët në dorën. Roli i ambasadorëve është vetëm këshillues.
Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti A. Kurti