Gjiknuri refuzon Opozitën: Shfrytëzojeni ekspertizën e huaj, mirëpresim propozimet të premten
Përfaqësuesi i Mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i kakthyer përgjigje opozitës në lidhje me mbledhjen e Këshillit Politik, ditën enesërme, ora 10:00.
Gjiknuri shkruan se opozita mund të shfrytëzojë ekspertizën e huaj, porkjo gjë nuk mund të kërkohet nga përfaqësuesit e tjerë në Këshill.
Si përfaqësues i Partisë Socialiste, Gjiknuri shprehet se për sa i takonPS-së, nuk do ketë asnjë produkt të punës së përbashkët që nuk do t’inënshtrohet ekspertizës së OSBE/ODIHR-it.
Gjiknuri shton se mirëpretpropozimet e opozitës për çështjet në diskutim, në mbledhjen e planifikuar përditën e Premte datë 18.09.2020, ora 10:30.
Pwrgjigjia e Gjiknurit:
Të nderuar kolegë,
Sapo u njoha me kërkesënTuaj për organizimin e një mbledhjeje jashtë radhe të Këshillit Politik, metemë “marrjen e ekspertizës së OSBE-ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord nëKëshillin Politik”.
Në vijim të diskutimeve të kryera në mbledhjen e mbrëmshme, më lejoni të ju ritheksoj se nëse ju kërkoni të shfrytëzoni ekspertizë të huaj për qartësimin e pozicioneve tuaja lidhur me implementimin e dispozitave të reja të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë që bëjnë fjalë për zgjedhjet, ju mund ta bëni këtë me këdo që ju e gjeni të përshtatshme, por nuk mund të kërkoni që anëtarët e tjerë të Këshillit Politik, për të cilët zbatimi i Kushtetutës është një çështje që as vihet në diskutim, as zvarritet dhe as anashkalohet të bëhen pjesë e kësaj kërkese, aq më tepër të kërkoni që ekspertiza e OSBEO/DIHR-it të keqpërdoret me prapamendim.
OSBE/ODIHR ka qenë gjithmonëgati të përfshihej me ekspertizë teknike për shqyrtimin dhe përpumimin epropozimeve dhe drafteve tona të reformës. Ne kemi qenë mirënjohës sa herë qënga OSBE/ODIHR na kanë ardhur komente dhe sugjerime, sikurse kemi qenë po aq tëkeqardhur, kur për shkak të insistimit tuaj, sugjerimet e tyre janë neglizhuare sakrifikuar pa asnjë shkak të llogjikshëm.
Ne jemi të bindur seekspertiza e OSBE/ODIHR-it lidhur me teknologjinë në zgjedhje dhe barazinëgjinore do ta kishte bërë reformën zgjedhore vërtet cilësore, sikurse jemi tësigurtë se nëse nuk do i ishim nënshtruar refuzimit tuaj për ta përfshirëekspertizën e ODIHR-it në debatin për administratën zgjedhore, sot kuadriligjor për administrimin e zgjedhjeve do të formonte model për një administratëzgjedhore neutrale, të përgjegjshme dhe profesionale që në zgjedhjet eardhshme.
Ju referoni tek marrëveshjae 14 Janarit për të mbështetur kërkesën Tuaj, por Ju nuk mund të bëni sikursjellja Juaj e mëparshme ndaj ekspertizës së OSBE/ODIHR-it nuk ka qenë e Juaja.Me sjelljen tuaj të deritanishme, Ju e keni abroguar më shumë se sa një herëkëtë pikë të marrëveshjes, pa motiv, pa shpjegim dhe me arrogancë. Unë nuk mundtë mos ta kujtoj këtë fakt.
Gjithësesi, ne duam bashkëpunimin me synim arritjen e një konsensusi sa më të gjërë. Ne duam që opozita jashtëparlamentare të jetë e përfshirë, të ndjehet e përfillur në këtë proces, të jetë kontribuese. Që kjo të ndodhë duhet që të gjithë bashkë të punojmë për implementimin e dispozitave të reja të Kushtetutës për zgjedhjet. Puna e do që ne të shtrojmë në tavolinë jo vetëm idetë, por mbi të gjitha propozimet tona të detajuara, pse jo draftet tona të plota e ezauruese për pragun zgjedhor, për formulën dhe procedurën për numërimin, tabulimin dhe kalkulimin e votave parapëlqyese, për regjistrimin e të drejtat proceduriale dhe materiale të koalicioneve zgjedhore, për pasqyrimin në fletën e votimit, për numërimin e votave, tabulimin dhe kalkulimin e votave parapëlqyese të listës së koalicionit.
Këto janë lëndë e bollshmepër amendamentet që duhen hartuar në zbatim të Kushtetutës. Kërkohet punë dhepërkushtim, sepse koha nuk pret. Lidershipi juaj ka deklaruar pas miratimit tëdispozitave të reja të Kushtetutës, se nuk do t’i njihte ato. Ju i qëndruat të njëjtëslinjë me letrën tuaj zyrtare të datës 14.09.2020 dhe në debatin vijues nëKëshill. Ka ardhur koha që të deklaroni besnikërinë dhe respektin ndajKushtetutës së vendit Tuaj, ashtu siç bëjnë të gjitha partitë simotra tëEvropës demokratike ndaj kushtetutave të vendeve të tyre. Po ashtu ka ardhurkoha që të tregoni me prova vullnet të mirë ndaj këtij procesi që po zhvillojmëbashkarisht. Taktikat e pengimit, zvarritjes, bllokimit dhe konfliktualitetitartificial nuk pijnë më ujë. Unë ju ftoj përzemërsisht të futeni në rrugën eduhur, në rrugën e drejtë.
Si përfaqësues i PartisëSocialiste Ju konfirmoj se, sa na takon ne, nuk do ketë asnjë produkt të punëssonë të përbashkët që nuk do t’i nënshtrohet ekspertizës së OSBE/ODIHR-it. Por,përpara se kjo të ndodhë ne duhet të fillojmë të prodhojmë produktekonkrete, jo të pengojmë.
Në vazhdim të diskutimit tëmbledhjes së fundit, unë mirëpres propozimet tuaja, qoftë dhe fillestare,për çështjet e sipërcituara, në mbledhjen e planifikuar për ditën e Premte datë18.09.2020, ora 10:30. Ndërkohë ju informoj se ekipi i PS-së është në punëpër të konkretizuar dispozitat e Kushtetutës dhe për ti reflektuar atorespektivisht në Kodin Zgjedhor.
Në cilësinë e përfaqësuesite mazhorancës, në mbledhjen e ditës së Premte unë do të paraqes draftin mepropozimet konkrete që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor përçështjet e sipërcituara.
Sinqerisht,
Damian Gjiknuri
Përfaqësues i Partisë Socialiste
Lexo edhe: Pas takimit me ambasadorët, Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 10:00