Përmbyset triçikli në aksin Ersekë-Korçë, lëndohet gruaja e shoferit dhe pasagjeri

Dy persona mbetën të plagosur pasditen e sotme në një aksident rrugor në aksin Ersekë-Korçë, pasi mjeti triçikël që shikoni në video u përmbys në anë të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05, nëfshatin Mollas.

Shtetasi L. L., rreth 42 vjeç, banues nëKorçë, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku përpasojë janë dëmtuar bashkëshortja e drejtuesit, shtetasja S. L., rreth 39 vjeçedhe B. K., 63 vjeç, banues në Korçë, pasagjerë në mjet.

Dëmtime më të mëdha duket se ka marrë gruaja,e cila siç shihet në video është ulur në anë të mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen errethanave të ngjarjes.

Me drejtuesin e mjetit, shtetasin L. L., do tëkryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.