Kushtetuesja deri në fund të vitit, mazhoranca i shtrin dorën Metës për bashkëpunim
Mazhoranca i shtrin sërish dorën e bashkëpunimitPresidentit Ilir Meta për të ngritur institicionet e drejtësisë, si një ngakushtet për ta çuar Shqipërinë në konferencën e parë ndërqeveritare përnegociatat me BE-në.
Pas thirrjes së ndërkombëtarëve, përngritjen e Gjykatës Kushtetuese sa më shpejt, socialisti Taulant Balla vendos sërishnjë "deadline" për institucionet shqiptare për këtë institucion që ështëjashtë funksionit prej 2 vitesh.
Këtë optimizëm të përfaqësuesit të PSnuk e ndan Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.
Balla: Dua t'i bëj thirrje dheinstitucioneve të tjera sepse në këtë proces është i përfshirë dhe Presidenti iRepublikës që në funksion të këtij objektivi, pra vendosjen me efektivitet tëplotë të Gjykatës Kushtetuese ta kemi të gjithë si deadline fundvitin 2020.
Madje tendencën për një zbutje të marrdhëniessë mazhorancës dhe Presidentit, Balla premtoi se do ta demonstrojë me paketënantishpje.
Balla: Këtu gjej rastin për të qetësuarshpirtrat e trazuar që në fund të fundit komisioni parlamentar dhe Kuvendi iShqipërisë nuk do të bëjnë asgjë tjetër veç asaj që ka sygjeruar Venecia takthejnë në Shqip.
Pyetjes se kur do të mbahet konferenca eparë ndërqeveritare, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj në komisionin eintegrimit nuk nxiton për të caktuar një datë, ndërsa fundvitin e sheh si njëdatë ideale.
Cakaj:Varet e gjitha nga situata në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Pakënaqësitë e socialistëve ndaj GentCakaj e kanë lakuar si një nga emrat që Edi Rama mund ta zëvendëosjë ngakabineti i tij.
Dhe ky fenonemen u vu re edhe në komisionine integrimit, ku jo vetëm deputetët të pakicës parlamentare, por edhesocialisti Taulant Balla u shpreh i pakënaqur nga prezantimi i Ministrit tëJashtëm në detyrë përsa i përket planit të veprimit për plotësimin e 15 rekomandimevetë Këshillit Europian.
Balla:Padyshim që plani nuk ishte tejet edetajuar.
Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushtete vendosur nga unioni për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare.