Kolonjë dhe Elbasan, mësuesit me koronavirus, neglizhencë pranë shkollave
10 mësues të një shkolle në Kolonjë janë karantinuar, pasidyshohen si të infektuar me covid-19. Ndërsa në Elbasan, 7 mësues dhe njënxënës janë konfirmuar pozitivë. Kjo ka shtuar frikën e prindërve dhe nxënësve.Por për të dytën ditë rradhazi, jashtë kangjellave të shkollave ka vijuar kaosidhe neglizhenca në respektimin e distancës.
Viti i ri arsimor nisi me alarmin ekoronavirusit në shkollën 9 -vjecare Papa Kristo Negovani në Ersekë.
"Infektimime covid-19 i njërës prej pastrueseve të kësaj shkolle 9-vjeçare ka sjellëalarmin në bashkinë e Kolonjës".
Vetëkarantinimi i 10 nga 39 mësuesit e shkollës në pritje tëpërgigjes së tamponit ka ndikuar në zhvillimin e procesit mësimor të 200nxënësve.
Disa prindër morën këtë mesazh ku uthuhej se nxënësit nuk duhet t'i dërgonin në shkollë, por Drejtoria e Arsimitmohoi pezullimin e mësimit.
Vetë nxënësit thanë se mësimi u bë meorë të shkurtuara, ndërsa lëndët e mësuesve të karantinuar nuk u zëvendësuan.
"Orëtjanë shkurtuar, disa orë zëvendësohen".
Situata e krijuar në Shkollë ka krijuarshqetësim edhe mes komunitetit të prindërve, të cilët nga ana tjetër shkelinrregullat jashtë kangjellave të shkollës.
"Kady ditë që është bërë tamponi por nuk na është kthyer përgjigje".
7 mësues dhe një nxënës ndërkohë janëkonfirmuar me koronavirus në Elbasan, ku në ditën e parë të shkollës tre fëmijëtë tjerë u kthyen në shtëpi pasi kishin temperaturë të lartë.
Por ajo që mbetet shqetësues ështëmosrespektimi i distancimit social në oborret e shkollave të cilët "fajin' ia lënë drejtorisë së shkollavepër mosorganizim të turneve.
Me të dhënat e së martës, numri imësuesve të prekur me koronavirus shkon në 16, në disa bashki të Vendit.