Abuzimi me 13-vjeçaren, sociologu: Shoqëria është më individualiste, fryma e solidaritetit po zbehet

Abuzimi seksual me të miturënnë Pogradec që tronditi opinionin publik shihet nga sociologët si një problem qëvjen nga mungesa e reagimit të komunitetit.

Sociologu Edmond Dragoti nënjë intervistë për Ora News tha se komuniteti ka lëvizur nga kuadri isolidaritetit dhe i ndihmës.

Ai shprehet se me zhvillimetteknologjike dhe lëvizjet jashtë vendit e kanë çuar shoqërinë shqiptare drejtindividualizmit.

Dragoti:Shoqëria e sotme ka thuajse 30 vite që kalëvizur nga komuniteti solid dhe ndihmues drejt një jete më individuale dhedrejt një ideologjie individuale. Secili mendon për veten dhe të investojë nëjetën e vetë. Mendoj se kjo është tendenca e kohës dhe do vijojë të jetë kështunëse vijon dhe zhvillimi si në botën perëndimore. Ne që u përpoqëm shumë që tëruanim ideologjinë e familjes, po vëmë re që këto grupet e vogla shoqërore pozbehen vazhdimisht. Kjo për shkak të zhvillimit të teknologjisë sëinformacionit dhe lëvizja e madhe e popullsisë. Këto elementë bëjnë qëkomuniteti ynë të jetë fleksibël por jo solidar në reagimet e tij.

Për rastin e abuzimit me tëmiturën në Pogradec, Dragoti thotë se problem është mungesa e ndjeshmërisë sëkomunitetit si dhe të institucioneve ndihmuese për këto raste.

Gjithashtu Dragoti u shprehse mungesa e këtyre institucioneve është më evidente në zonat e thella ku nukka një organizim të mirëfilltë.

Dragoti:Komuniteti duhet të ishte treguar më indjeshëm në momentin që familja nuk ishte në gjendje që të kujdesej për fëmijëne tyre. Mungesa e institucioneve ndihmuese për këto raste në zonat e thella aponë fshat e bën të vështirë vëmendjen e shoqërisë. Për më tepër që fshati nuk ështëshumë i organizuar ekonomikisht dhe institucionalisht për të reaguar. Shoqëriashqiptare ka qenë kaotike pas viteve 90. Ajo fillonte që me mungesën einstitucioneve. Ne kemi programe të caktuara që ndërhyjnë në komunitet porkryesisht në zonat urbane, ne kemi punonjësin social. Në fshat mendoj se nuk kastruktura të tilla por kemi programe vullnetare. Në momentet që jemi tani ështëe rëndësishme që vajza të trajtohet nga specialistët e problemeve sociale dhepsikologjike. Duhet të reagojnë grupe të ndryshme shoqata shoqërore për tëkrijuar një ambient mbështetës.

Për sociologun, një aspektpozitiv i kësaj ngjarje është identifikimi i rastit dhe arrestimi i autorit.Sipas Dragotit, roli i medias në publikimin e këtyre rasteve është thelbësor.

Dragoti: Ne nuk mund t'i kapërdijmë dot ngjarje të kësaj natyre. Ne ngushëllohemi me faktin se arrijmë t'i identifikojmë personat përgjegjës. Problemi vjen më pas. Si do rikuperohen viktimat nga ana psikologjike dhe fizike. Shfrytëzohen situatat sociale që ndodhen fëmijët. Mungesa e të afërmve dhe e një komuniteti që është joreagues bën të mundur që të përfitojnë abuzuesit. Është një gjë pozitive që media i publikon.

Gjithashtu këtë të shtunë ugodit një rast i ushtrimit të prostitucionit në një qendër masazherie në Tiranëku u arrestuan dhe 2 persona.

Për këtë, sociologu Dragotiu shpreh se probleme me abuzimet seksuale janë evidente dhe në kryeqytet dukethënë se shumë persona vijnë nga fshati dhe sjellin copëza patriarkalizmi.

Dragoti:Problemet e kësaj natyre nuk i përmban vetëmfshati. Pjesët kulturore të fshatit i mbajmë dhe në kryeqytet. Ne vijmë ngafshati dhe sjellim copa patriarkalizmi. Mbartim me vete dhe krime të caktuarasiç është incesti. Modele të tilla që ofrojnë individë me këto ambiente tëprostitucionit.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatitiEndi Mullaj