Zjarret e shtatorit nuk ndalen, flakët depërtojnë brenda burgut të Fushë Krujës

Shtatori mbetetproblematik për rastet e shtuara të zjarreve. Dy vatra u shënuan në Fushë Krujë, ku flakët përfshinë edhe pjesën errethimit të burgut të Fushë Krujës. Ndërsa vënia nën kontroll e zjarrit nëKarbunarë të Lushnjes ka nxjerrë në pah pasojat e mëdha në ullishte.

Një zjarr i nisur në zonën përrreth burgut të Fushë Krujësdepërtoi brenda rrethimit të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Sipërfaqja e djegur është e madhe, por brenda burgut u vu nënkontroll në një kohë të shpejtë pa u shndërruar në problem.

Sipërfaqja e djegur përllogaritet në 1 hektarë, ndërsa përhapjae flakëve u favorizua nga bimësia e ulët dhe shkurret .

Ndërkohë zjarri i nisur që të premten në kodrat e Karburanës nëLushnje u vu nën kontroll vetëm mëngjesin e së shtunës.

Sipërfaqja e djegur shkon në disa dhjetra hektarë, ku rreth 80 %ishte e kultivuar me ullinj disa vjeçarë.

Fermerët thonë se dëmet të mëdha.

Zjarret mbeten shqetësim edhe përgjatë vjeshtës, ku në shumicëne rasteve janë zjarrvënie të qëllimshme ose aksidentale nga fermerët qëpastrojnë tokat bujqësore.